Spanja po bën thirrje për një embargo ndërkombëtare të armëve kundër qeverisë izraelite për t’i dhënë fund luftës dhe fatkeqësisë humanitare në Rripin e Gazës.
“Ne të gjithë duhet të biem dakord për një embargo të përbashkët të armëve”, tha ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares.
Sipas tij, gjëja e fundit që Lindjes së Mesme i duhet tani janë armët, raportojnë mediat e huaja.
Bëhet e ditur se Albares bëri thirrje për “pezullimin e menjëhershëm” të marrëveshjes së partneritetit të Bashkimit Evropian me Izraelin, një masë që aktualisht po shqyrtohet nga Brukseli, dhe vendosjen e sanksioneve të synuara kundër individëve “që pengojnë zgjidhjen me dy shtete”.
“Nëse është e nevojshme, sanksionet duhet të vendosen edhe kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu”, tha Albares.
Ai theksoi se “palestinezët kanë absolutisht të njëjtat të drejta për paqe dhe siguri si izraelitët”. Qeveria spanjolle është një nga qeveritë më kritike në Evropë për luftën e Izraelit në Gaza.
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...