Gjatë meshës së zhvilluar me rastin e të Dielës së Palmave, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV u drejtua ndaj dhjetëra mijëra besimtarëve duke theksuar se Zoti është “Mbret i Paqes” dhe nuk mund të përdoret për të justifikuar luftën.
“Jezusi refuzon dhunën dhe ofron ngushëllim për të shtypurit”, theksoi Papa Leoni XIV.
Ky mesazh erdhi ndërsa lufta SHBA-Izrael në Iran po hyn në muajin e dytë dhe pushtimi rus i Ukrainës vazhdon ende.
Papa kritikoi përdorimin e fesë nga udhëheqësit për të justifikuar konfliktet, duke thënë: “Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato”.
Gjatë meshës, besimtarët dhe klerikët morën pjesë në një procesion me degë ulliri dhe palma, duke përkujtuar hyrjen triumfale të Jezusit në Jerusalem para kryqëzimit të tij.
Leoni, Papa i parë i lindur në SHBA, rikthen traditat e Javës së Shenjtë, duke përfshirë ceremoninë e larjes së këmbëve në të Enjten e Shenjtë, në Bazilikën “San Giovanni” në Laterano, procesionin e së Premtes së Mirë në Kolose, vigjilin e Pashkës të shtunën dhe Meshën e Pashkës në Sheshin e Shën Pjetrit, ku do të japë edhe bekimin e Pashkës nga ballkoni i Bazilikës.
Ky rikthim i traditave thekson angazhimin e tij për të ruajtur ritualet e Kishës dhe për të kujtuar mesazhet e paqes, shërbimit dhe përkujdesjes ndaj të margjinalizuarve, duke vijuar disa nga traditat që Papa Francesku kishte vendosurgjatë periudhës kur ai shërbeu si Papë i Kishës Katolike.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...