Disa ushtarë të Azerbajxhanit janë vrarë dhe disa ushtarë e policë armenë janë plagosur gjatë përleshjeve të armatosura përgjatë kufirit të këtyre dy vendeve. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e të dyja shteteve, të cilët kanë hedhur akuza të ndërsjella për shkelje të territorit nga pala tjetër.
Dy ish-republikat sovjetike për një kohë të gjatë kanë qenë në konflikt për shkak të kufirit, kryesisht në rajonin me shumicë armene, Nagorno-Karabakh, ndonëse përleshjet e reja ndodhën rreth rajonit Tavush, në verilindje të Armenisë.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se katër ushtarë të këtij vendi janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se tre ushtarë dhe dy policë të saj janë plagosur gjatë përleshjeve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Shkëmbimet e zjarrit filluan të dielën dhe vazhduan të hënën. Shtetet e akuzuan njëra tjetrën për shkelje të armëpushimit dhe bombardime.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e akuzoi udhëheqësinë armene për provokim.
Në anën tjetër, kryeministri armen, Nikol Pashinyan, tha se liderët e Azerbajxhanit do të jenë përgjegjës për, siç tha ai, pasojat e paparashikueshme të destabizilimit rajonal.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Departamenti i Shtetit i ShBA-së u bënë thirrje palëve që të heqin dorë menjëherë nga dhuna dhe të bëjnë përpjekje për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve që kanë mes vete.
Ylli kosovar, Drin “makazze” Shaqiri shkëlqeu në...
Edi do të mësojë sot atë që Dolce ka thënë në “Grande Fratel...
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombë...
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhet...
Sallahu pret në takim kryetarin e komunës së Kamenicës, flas...
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligën e Koso...