Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në mbarë botën është zbuluar tek mbi 53.796.090 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë globale, numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën ka arritur në 1.310.250 ndërkohë numri i pacientëve të shëruar, paraprakisht të prekur nga virusi, ka shkuar në 37.555.669.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në botë aktualisht është 14.930.179.
SHBA mbetet vendi më i prekur me numrin më të lartë të infeksioneve dhe viktimave nga pandemia. Deri më tani në këtë vend koronavirusi është zbuluar tek 11.066.546 persona, 249.998 prej të cilëve e kanë humbur jetën.
Përveç SHBA-ve, vendet në botë ku numri i persona të rezultuar pozitiv me koronavirus tejkalon shifrën 500 mijë janë:
India (8.773.479), Brazili (5.819.496), Franca (1.922.504), Rusia (1.880.551), Spanja (1.492.608), Mbretëria e Bashkuar (1.317.496), Argjentina (1.296.378), Kolumbia (1.182.697), Italia (1.107.303), Meksika (997.393), Peru (932.650), Gjermania (772.822), Republika e Afrikës Jugore (746.945), Irani (738.322), Polonia (665.547), Kili (528.30), Ukraina (525.176), Belgjika (525.012) dhe Iraku (514.496).
Vendet e tjera, përveç SHBA-ve, ku numri i viktimave tejkalon shifrën 10 mijë janë:
Brazili (164.946), India (129.225), Meksika (97.624), Mbretëria e Bashkuar (51.304), Italia (44.139), Franca (43.892), Spanja (40.769), Irani (40.582), Peru (35.106), Argjentina (35.045), Kolumbia (33.669), Rusia (32.443), Republika e Afrikës Jugore (20.153), Indonezia (15.037), Kili (14.738), Belgjika (14.106), Ekuadori (12.977), Gjermania (12.503), Iraku (11.580), Turqia (11.326) dhe Kanadaja (10.828).
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...