Të paktën 150 persona dihet se janë të zhdukur në Qarkun Kerr si pasojë e përmbytjeve në Teksasin Qendror, sipas zyrtarëve.
Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur në pjesë të tjera të shtetit ndërkohë që autoritetet kanë thënë të mërkurën se numri i të vdekurve ka shkuar në 120 persona, raporton CNN.
Zyrtarët lokalë po vazhdojnë reagimin e tyre ndaj përmbytjeve.
E në orën e parë të reagimit ndaj përmbytjeve të menjëhershme më 4 korrik, policia ka shpëtuar më shumë se 200 persona dhe ka evakuuar mbi 100 shtëpi, ka thënë rreshteri i policisë së Kerrville, Jonathan Lamb.
“E di që kjo tragjedi, sado e tmerrshme që është, mund të kishte qenë shumë më e keqe”, është shprehur ai.
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës