Shitjet e automjeteve në Bashkimin Evropian kanë rënë në nivelin më të ulët historik në janar, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Regjistrimet e automjeteve të pasagjerëve në BE ranë në 682.596 njësi muajin e kaluar, duke shënuar një rënie vjetore prej 6 për qind nga 726.491 në janar 2021, thuhet në deklaratën e Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Shitjet e automjeteve në BE janë tkurrur për shtatë muaj rresht që nga korriku 2021.
Megjithatë, disa vende në Evropën Qendrore shënuan rritje në janar, ku rritja më e lartë prej 72.6 për qind dhe 55.5 për qind u regjistruan në Sllovaki, respektivisht në Rumani.
Ndër tregjet kryesore të BE-së, Italia dhe Franca regjistruan humbje të mëdha prej 19.7 për qind, respektivisht 18.6 për qind.
Mungesa e vazhdueshme globale e gjysmëpërçuesve po ndikon ende negativisht në shitjet e makinave në të gjithë rajonin, theksoi ndër të tjera ACEA.
Në deklaratën e javës së kaluar, shoqata tha se “parashikon që regjistrimet e automjeteve të pasagjerëve në BE do të shkojnë drejt rritjes këtë vit, duke u rritur me 7.9 për qind për të arritur në 10.5 milionë njësi”.
Megjithatë, deklarata thekson se shifrat “do të jenë ende pothuajse 20 për qind nën nivelet e shitjeve para pandemisë të 2019”.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116