Senati amerikan konfirmoi të enjten të emëruarin e Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Brendshëm, ish-guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum, me 79 vota pro dhe 18 kundër.
68 vjeçari Burgum, do të drejtojë një agjenci që menaxhon përdorimin e 202 milionë hektarëve tokë federale dhe fisnore, një e pesta e sipërfaqes së vendit.
Ai pritet të ndjekë synimin e zotit Trump për të rritur prodhimin e energjisë dhe mineraleve në tokat publike, që ka të ngjarë të shtojë liçencat e reja në shtetet prodhuese të naftës si Wyoming dhe New Mexico dhe në Gjirin e Amerikës, siç e ka riemëruar zoti Trump Gjirin e Meksikës.
Një ish-ekzekutiv i pasur programesh kompjuterike, zoti Burgum e ka portretizuar veten si një konservator tradicional, i prirur nga biznesi.
Gjatë seancës për konfirmimin e tij, zoti Burgum tha se do të zgjerojë të drejtat për shpimin e naftës dhe gazit dhe do të mbështesë reformat që mund të shpejtojnë zhvillimin e projekteve energjetike.
Komentet e tij sinjalizuan një kthesë të mprehtë në politikën federale pasi administrata e ish-presidentit Joe Biden u përpoq të kufizonte shpimet e naftës dhe gazit në tokat federale dhe të nxiste burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, si pjesë e programit të saj për ndryshimet klimatike.
Zoti Burgum kandidoi kundër zotit Trump për emërimin e republikan përpara se të dilte nga gara duke shprehur mbështetjen për zotin Trump. Emri i tij po konsiderohet gjithashtu si kreu i një këshilli të ri kombëtar për të koordinuar politikat për të rritur prodhimin e energjisë në Shtetet e Bashkuara./Voa
“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas...
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...