Presidenti Begaj takon Papa Leone XIV, e fton për vizitë në Shqipëri

10:02 | 26 Maj 2026
E.K

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, duke e cilësuar atë si një takim të përzemërt dhe domethënës.

Në një reagim publik, Begaj theksoi se lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike, të ndërtuara mbi sakrificë, pasion dhe shenjtëri.