Tina Kaidanow, ushtruese e detyrës së ndihmëssekretarit të Shtetit për Çështje Politike-Ushtarake, tha se zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje t’i ofrojnë Turqisë sisteme Patriot.
Turqia ka tejkaluar sistemin Patriot dy herë gjatë procesit të përzgjedhjes, fillimisht duke zgjedhur një sistem kinez, pastaj duke u kthyer kah sistemi S-400 rus.
Drejtuesit e industrisë thanë se Turqia ka vlerësuar se blerja e Patriotëve kërkon më shumë transferime të teknologjisë dhe se Uashingtoni nuk është i gatshëm t’i ofrojë.
Por, ndihmëssekretari i Mbrojtjes, Kevin Fahey, tha se Uashingtoni po bën më shumë përpjekje për të adresuar kërkesat e Turqisë.
“Turqia ka qenë e interesuar në sistemin Patriot, andaj po punojmë në këtë drejtim”, tha ai.
Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s vazhdimisht i kanë thënë Ankarasë se sistemi rus i mbrojtjes raketore nuk mund të integrohet në sistemin ajror të NATO-s./REL
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit