Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se forcat ukrainase kanë përdorur raketa të prodhimit amerikan për të shkatërruar një urë kyçe në qarkun Glushkov të rajonit rus, Kursk.
Zakharova pretendoi se nga ky me raketa janë vrarë “vullnetarë që po ndihmonin në evakuimin e civilëve”.
“Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketahedhës të prodhuar në Perëndim, me gjasë janë HIMARS-a amerikanë”, tha Zakharova përmes një postimi në Telegram.
Ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Kievi pretendon se ka marrë nën kontroll 82 vendbanime në një zonë prej 1.150 kilometrash katrorë në Kursk, që nga nisja e inkursionit në territorin rus më 6 gusht.
Rusia ka akuzuar Perëndimin se po e mbështet dhe inkurajon ofensivën e parë tokësore të Ukrainës në territorin rus./abcnews/
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...