Zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, tha se NATO-ja, duke akuzuar Rusinë, zgjeron aktivitetet e saj ushtarake në rajonin e Evropës Veriore dhe Baltikut, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në konferencën javore për media në lidhje me akuzat ndaj Rusisë në samitin e NATO-s, Zaharova u shpreh se të gjitha vendimet e marra në samitin e NATO-s do të analizohen me kujdes, ndërsa shtoi se akuzat ndaj Rusisë nuk bazohen në argumente.
“Me këtë arsyetim, blloku ushtarak (NATO) zgjeron aktivitetet ushtarake në rajonet e Baltikut dhe Evropën Veriore”, tha Zaharova.
E pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët ka thënë se “Gjermania është rob i Rusisë”, Zaharova u përgjigj: “Në bazat në Gjermani gjenden 35 mijë ushtarë amerikanë. Në fakt, pyetja është se kush e kontrollon Gjermaninë. Ne në Gjermani kemi aktivitete tregtare, ndërsa SHBA bazë ushtarake”.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...