Rusi do të përgjigjet me forcë nëse SHBA-ja e vazhdon sulmin ushtarak në Siri
Kreu i komitetit të Duma në Moskë ka thënë që Rusia do të përgjigjet me forcë nëse SHBA-ja e fillon sulmin në Siri, transmeton arbersh.info.
“Politika e standardit të dyfishtë ka tejkaluar të gjitha kufijtë e mundshëm. Në këtë pikë, partia e parlamentit pro-Putin, duhet të deklarojë me përgjegjësi se do të marrim të gjitha masat politike dhe diplomatike, si dhe masat ushtarake nëse lind nevoja të tilla” ka thënë Vladimir Shamanov
“Asnjë aksion nuk do të mbetet pa kundërpërgjigje” ka shtuar ai.
Gjenerali rus ka thënë që “amerikanët nuk duhet t’i mbajnë të gjitha shpresat në anijet e tyre. Ne kemi aleatë dhe kemi edhe një bazë në Siri”
Ai I ka bërë këto deklarata pasi Trump ka urdhëruar nisjen e flotës amerikane./Arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...