Këtë të shtunë, raportohet se Rusia ka përdorur një armë hipersonike e quajtur Kinzhal duke e sulmuar Ukrainën.
Këtë armë, rusët e përdorën për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore, raketë kjo që ka një rreze veprimi rreth 2 mijë kilometra, shpejtësi maksimale deri në 12 mijë e 350 km/orë e me një peshë deri në 4 mijë e 300 kg.
Nëse ajo niset nga kufiri më perëndimor i Rusisë, me një rreze veprimi prej 2 mijë kilometra e me shpejtësi 12 mijë e 350 km/orë ajo mund të arrijë në qendrën e NATO-s, Brukselin, për më pak 10 minuta.
Një raketë Kinzhal, menjëherë pas nisjes mund të arrij një shpejtësi deri në 4 mijë e 900 km/orë, ku gjatë fluturimit ka një trajektore të çrregullt, e cila mund ta komplikojë detektimin nga radarët kundër-ajror, transmeton arbresh.info.
Kanzhel-i rus, raketa supersonike ka një gjatësi prej 8 metrave ndërsa diametri i saj është një metër, por siç raporton Independent, rusët po bëjnë deklarata mashtruese rreth kësaj rakete, duke e quajtur si supersonike, sepse pothuajse të gjitha raketat balistike arrijnë shpejtësi deri në 5 Mach (6 mijë e 125 km/orë)./Arbresh.info
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...