Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

17:42 | 25 Maj 2026
E.H

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të organizojë ceremoni përkujtimore me rastin e 70 dhe 71-vjetorit të lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Kjo ceremoni do të mbahet më 28 maj 2026, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Në këtë përvjetor të veçantë, me respekt e mirënjohje kujtojmë guximin, sakrificën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit, emrat e të cilëve mbeten simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun. Ftojmë qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale