Është rritur në 70 bilanci i të vdekurve si pasojë e katastrofës së përmbytjeve që ka përfshirë rajone të shumta të Iranit, njoftoi Qendra e Situatave Emergjente e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për televizionin shtetëror, Pir Husein Kolivend, kryetari i qendrës, njoftoi se 23 persona kanë pësuar në provincën Fars, 14 në Loristan, tetë në Gulistan, pesë në Mazenderan, pesë në Hemedan, tre në Korasanin Verior, tre në Kohgiluyeh Boyer-Ahmad, dhe nga një në provincat Korasani Rezevi, Simnan, Huzistan, Kermanshah, Ilam, Kum, Isfahan, Kazvin dhe Zinxhan.
Kolivend tha se katër persona aktualisht janë të zhdukur në provincat Huzistan, Mazenderan dhe Loristan, kurse 768 persona janë të lënduar në tërë vendin.
Ndryshe, 25 nga 31 provinca të Iranit nga 17 marsi janë përfshirë nga reshje intensive dhe përmbytje që kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.
Në kuadër të aktiviteteve humanitare, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë ka dërguar mjete humanitare dhe një ekip ekspertësh. Të hënën, Gjysmëhëna e Kuqe turke së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe të Iranit dërgoi pesë mauna me ndihma humanitare në rajonet e prekura.
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...