Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

22:39 | 21 Maj 2026
E.G

Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

Duke folur për programin bërthamor të Iranit, presidenti amerikan tha se Teherani nuk mund të mbajë uraniumin e tij të pasuruar dhe paralajmëroi masa të ashpra ndaj tij.

“Ne kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit. Irani nuk mund të mbajë uraniumin e tij shumë të pasuruar. Sapo ta marrim, me shumë gjasë do ta shkatërrojmë. Ne nuk e duam atë”, u shpreh ai.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, sidomos rreth programit bërthamor iranian dhe sigurisë në Gjirin Persik.

Ndryshe, udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka urdhëruar që rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta të mos largohen nga territori iranian, një vendim që mund të tensionojë më tej negociatat me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor dhe sigurinë rajonale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale