Qeveria e Kosovës pritet që brenda minutash të miratojë ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, fëmijët, sektorin privat dhe për studentët.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se i ka kërkuar ministrit të Financave ta dizajnojë pakon për përballje me inflacionin.
“Pakon për përballje me inflacionin 2.0 që e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot me masat: Mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistë, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për fëmijët, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik, mbështetje prej 100 eurosh për studentët aktivë. Pagesat për familjet përfituese t’i bëjmë në fillim të javës që vjen”, ka thënë ai në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.
Po ashtu, Qeveria do të miratojë edhe rritjen e shtesave për lehonat.
“Nga ky muaj do të rrisim shtesat për lehona. Derisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero, për herë të parë e nisëm duke paguar nga 170 euro për 6 muaj për lehonat e papuna dhe tre muaj për të punësuara. Shtesat i nisëm aq sa ishte paga minimale, kurse në maj vitin e kaluar i rritëm në 325 euro. Sivjet pagën minimale e rritëm përsëri, nga 1 korriku bëhet 500 euro. Edhe në këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325 në 500 euro në muaj”, ka thënë Kurti.
Masat priten të votohen nga kabineti në vazhdim të mbledhjes.
MPB publikon detaje dhe inicialet e viktimave në aksidentin ...
Rutte mirëpriti vendosjen e trupave të SHBA në Poloni: Një E...
Deliu-Kodra kritikon ndarjen e 100 eurove: Qytetarët e Kosov...
Pamje nga aksidenti fatal mes veturës dhe kamionit me targa ...
Realizohet operim i rrallë në Spitalin e Pejës
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...