Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord është rrëzuar në veri të Norvegjisë.
Avioni V-22 Osprey po merrte pjesë në një stërvitje ushtarake të NATO-s të quajtur Cold Respond kur u raportua i zhdukur rreth orës 17:26 (GMT), shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Avioni ishte në stërvitje dhe duhej të ulej në orën 17:00.
Zona ka qenë e përfshirë nga moti i keq.
“Linja me avionin ishte shkëputur”, tha një zëdhënës i JRCC për Reuters. “E gjetëm pasi u mor një sinjal urgjence”.
Reuters shkruan se ende nuk dihet asgjë mbi fatin e personave në bord./arbresh.info/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...