Rreth 1.300 mercenarë të kontraktorit privat rus “Wagner Group” janë zhvendosur nga Libia në Ukrainë për të luftuar përkrah forcave ruse.
“Kishte 2.200 militantë Wagner në Libi. Rusia ka tërhequr 1.300 dhe ka lënë vetëm 900 këtu”, tha për AA, Adel Abdel-Kafi, një ekspert ushtarak dhe i sigurisë.
Ai tha se paramilitarët e Wagner-it u hoqën nga post-blloqet e tyre përgjatë një autostrade që lidh zonat Sirte dhe Jafra në Libinë qendrore.
Abdel-Kafi tha se Grupi Wagner po mbështetet gjithnjë e më shumë te luftëtarët nga kombet afrikane dhe vazhdon të rekrutojë njerëz nga Mali, Çadi dhe Sudani.
Grupi Wagner ka qenë në Libi që nga tetori i vitit 2018 për të mbështetur forcat e kryekomandantit Khalifa Haftar, i cili ka luftuar kundër qeverisë legjitime të Libisë për kontrollin e vendit të Afrikës Veriore, sipas OKB-së.
Ky nuk është pretendimi i parë për përfshirjen e Wagner-it në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt dhe tani ka hyrë në muajin e dytë.
Vetëm disa ditë pas fillimit të luftës, Ihor Ostash, ambasadori i Ukrainës në Liban, akuzoi Rusinë se ka dërguar 400 mercenarë të Wagner-it në Kiev për të vrarë liderët politikë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Grupi ka qenë gjithashtu në shënjestër të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore.
Sanksionet e fundit të vendosura nga Britania e Madhe të enjten ishin kundër “atyre që ndihmojnë pushtimin e Rusisë në Ukrainë, përfshirë Grupin Wagner, kompanitë e shumta të mbrojtjes dhe Hekurudhat Ruse”, thuhet në një deklarate të qeverisë britanike./AA/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...