Stacioni i trenit Gare du Nord në kryeqytetin francez, Paris është rihapur pas një alarmi për siguri, njoftojnë zyrtarët.
Platformat janë evakuuar dhe zona është mbyllur nga policia e armatosur rëndë në orët e vona të së hënës, transmeton portali arbresh.info.
Nuk janë dhënë detaje për operacionin në një stacionet më të frekuentuara të Evropës. Por raportimet e mediave lokale thonë që policia ishte në kërkim të tre personave të dyshuar.
Franca është nën gjendje të jashtëzakonshme që nga sulmet e Parisit në vitin 2015.
Siguria ishte rritur në të gjithë vendin për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që ndodhi të dielën./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...