Serbia dhe Kroacia zgjidhën konfliktin 6-ditorë të mbylljes së kufirit për mallra dhe më pas edhe për njerëz.
Nota proteste e deri tek ofendimet si popull barbar apo banda të organizuara ishin shkëmbimet diplomatike mes të dyja vendeve.
“Porta e Europës” është hapur sërish në një konflikt të pafund politik deri tek ofendimet ndërshtetërore. Në orët e mbrëmjes kroatët vendosën të hapin kufirin pas pengesave që i kishte bërë Serbisë, e cila në revansh bllokoi prodhimet kroate. Por, bllokimi i kroatëve nënkupton edhe bllokimin e Bashkimit Europian, por kjo për Serbinë nuk paraqiti problem.
Për ta zgjidhur këtë konflikt Serbinë e vizitoi, Johanes Han, komisioneri për Zgjërim i BE-së. Pas vizitës së tij kamionët u nisën në drejtim të Kroacisë. Një pjesë e tyre u kthyen në gjendje emigrantësh në kolona që asnjëherë nuk janë parë në këtë vend, në ndihmë u vinin kolegët e tyre nga Serbia, të bllokuar në njërin prej korridoreve më të rëndësishme të Europës.
Por, në këtë atmosferë pakënaqësish të Europës në krizë dhe solidaritetit, në tokën e askujt në Kroaci radhët e refugjatëve shtohen çdo ditë. Ata presin që në mënyrë të organizuar të kalojnë kufirin kur t’u vijë radha.
Flitet për mundësinë e kalimit në anën tjetër edhe përmes rrugëve të reja në Hungari e Rumani.
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...