Një grup i të krishterëve nga Iraku që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, janë duke u përballur me lirim të përkoshëm, por jo me qëndrim të sigurtë në SHBA.
Sipas një Gjykatësi Federal urdhëri për dëbimin e tyre është shtyer për një kohë me arsyetimin se nëse ata do të deportohen, në vendin e tyre ata do të torturohen dhe do të vriten, shkruajnë mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info
Përkundër vendimit të Gjykatës, administrate Trump është duke luftuar që të kthej në vendin e origjinës ata të cilët kanë keqpërdorur vizat dhe kanë të dhëna kriminale.
Rasti ka filluar gjatë muajit të kaluar kur agjentët e Imigracionit dhe Doganave rrethuan shtëpitë dhe restaurantët e 114 irakianëve në Detroid.
Shumica prej tyre i përkasin komunitetit të krishterë, Kaldeas, që vazhdimisht është duke shënuar rënie në Irak.
Sipas BBC shumica nga ta kanë shkelur rregullat kohore të vizave dhe kanë injoruar zyrarët amerikanë për disa dekada.
Një pjesë e madhe e tyre e kanë përkrahur dhe e kanë votuar Donald Trump për president, ndërsa thonë se nuk e kanë besuar kurrë që edhe ata do të bëhen shënjestër e administratës./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...