Kryeministri Edi Rama është takuar me ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer gjatë vizitës në SHBA, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njofton se dy zyrtarët e lartë amerikanë mbështesin reformat në Shqipëri dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Rama. /abcnews.al

Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së