Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se bota nuk do ta ketë problem të marrë grurë nga Europa Lindore, veçanërisht nga Rusia.
Edhe pse përballet me një krizë dhe sanksione, Putin tha se Rusia është e gatshme të eksportojë grurë në tregun botëror, transmeton portal arbresh.info
“Ne po planifikojmë një korrje të mirë. Zoti do të na lejojë që të jemi mirë. Ne do të jemi në gjendje të dërgojmë pesëdhjetë milionë tonë drithë në tregun botëror,” tha Putin sot gjatë samitit të grupit BRICS Plus.
Ai theksoi gjithashtu se Rusia është e gatshme të përmbushë të gjitha detyrimet e saj për drithërat, si dhe për eksportin e plehrave, produkteve bujqësore dhe energjisë, pavarësisht kushteve gjithnjë e më të vështira të eksportit.
Duke komentuar eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, Putin vlerësoi se Perëndimi është duke krijuar një krizë artificiale.
“E kam thënë shumë herë publikisht, por këtu e theksoj edhe një herë. Rusia nuk e pengon eksportin e drithit ukrainas jashtë territorit të këtij vendi dhe është e gatshme të sigurojë kalimin e lirë të anijeve me drithë në ujërat ndërkombëtare”, tha ai, ndërsa shtoi se ushtria ukrainase duhet të pastrojë portet nga minat.
Në fund, Putin shpjegoi se rritja e çmimeve të ushqimeve ka goditur më së shumti vendet në zhvillim, ku buka dhe mielli janë thelbësore për mbijetesën.
“Megjithatë, Perëndimi është cinik për situatën atje dhe vepron sipas parimit të fjalëve të Marie Antoinette- nëse nuk ka bukë, hani ëmbëlsira”, përfundoi Putin./arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...