Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, emëroi ish-ministrin e Financave, Aleksei Kudrin, në krye të Odës së Auditimit të Rusisë.
Lajmi u bë i ditur nga shërbimi për media i Dumës ruse.
Dhoma e Auditimit është një agjenci mbikëqyrëse, e cila monitoron shpenzimet e fondeve të qeverisë.
Emërimi do ta sjellë Kudrinin – tani udhëheqës i Qendrës për Kërkime Strategjike – më afër qeverisë së Putinit, pas disa vitesh pa pozitë shtetërore.
Kudrin ka ndihmuar në stabilizimin e financave të Rusisë dhe në tërheqjen e investitorëve si ministër i Financave gjatë dy mandateve të para të Putinit, më 2000-2008.
Ndonëse shpesh bën deklarata kritike ndaj qeverisë, Kudrin besohet të jetë i afërt me Putinin.
Ekonomia e Rusisë ka dalë nga recesioni dyvjeçar në vitin 2017, por nuk ka arritur ende objektivin e Putinit për rritje për 2%.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...