Disa mijëra protestues u mblodhën pranë zyrës së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev, duke u përplasur me policinë ndërsa demonstruesit u përpoqën të thyejnë kordonët pasi një aktivist nga Odesa u dënua me 7 vjet burg.
Serhiy Sternenko, video-bloger dhe ish-udhëheqës i organizatës nacionaliste Pravy Sektor, u sulmua disa herë nga kundërshtarët e tij në 2018, njëri prej të cilëve vdiq, shkruan Bloomberg.
Gjykata në Odessa vendosi sot që Sternenko ishte fajtor për grabitje dhe posedim të paligjshëm të armëve jo vdekjeprurëse, transmeton arbresh.info.
Mijëra njerëz ende protestojnë kundër vendimit të gjykatës në Odesa dhe Lviv dhe disa qindra protestuan në Kharkiv.
Protestuesit thonë se çështja e rrëmbimit kundër Sternenko ishte e trilluar. Protestuesit e Kievit përshkallëzuan tensionet duke u hedhur flakë policëve./arbresh.info/
Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bo...
Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pa...
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës