Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës për sot.
Nafta mund të shitet deri në 1.74 euro, benzina 1.42, ndërsa gazi 88 centë.
Tavani për naftën edhe sot është i njëjtë me dje, ndërsa benzina ndryshon për një cent më pak.
Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00, tha Ministria.
Ndërkaq, në tregjet botërore dje u njoftua një rënie e naftës pas lajmit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Çmimi i naftës ra ndjeshëm dje pasi ministri i jashtëm i Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë plotësisht e hapur për transportin tregtar për “periudhën e mbetur të armëpushimit” me SHBA’në
Pas njoftimit, kostoja e një fuçie nafte bruto Brent ra nën 90 dollarë për fuçi, pasi kishte qenë mbi 98 dollarë më herët gjatë ditës.

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit