Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ish-komandantë, ministra dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani.
Me këtë rast, Rama theksoi rëndësinë e kësaj dite për të nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë, paqen dhe demokracinë në vend.
Ai u shpreh se institucionet dhe shoqëria kanë obligim të vazhdueshëm për të ruajtur kujtesën dhe vlerat për të cilat luftuan dëshmorët.
“Këtu sot jemi së bashku me komandantë, me familje të dëshmorëve për ta nderuar sakrificën e madhe që kanë dhënë këta dëshmorë tonë, heronjë tonë për paqe, për liri, për demokraci që sot ne e gëzojmë, si popull si shtet. Jemi bërë të gjithë së bashku dhe si cdo vit kemi ardhë edhe këtë vit ta bëjmë nderin tonë në shenjë të madhe për respektin e tyre dhe familjeve të tyre për sakrificën ëpr vendin tonë, për paqe në vendin tonë”, ka thënë Rama.
13 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’...
Rama në Barcelonë, takim me kryeministrin Pedro Sánchez: Udh...
Dy anije tregtare qëllohen me armë zjarri në Ngushticën e Ho...
Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari nga Prekazi që ishte zhduk...
Në Dyz përkujtohet masakra e civilëve shqiptarë, Haxhiu: Nde...
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...