Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar një aksion të gjerë kundër narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një laborator i madh për prodhimin e drogës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për media se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, si dhe pajisje që shërbenin për prodhimin e tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme njësitë antidrogë të Policisë së Pejës, së bashku me njësitet tjera relevante dhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.
“Në këtë rast priten edhe arrestime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet relevante të Policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore e Pejës”, deklaroi Nikçi.
13 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’...
Rama në Barcelonë, takim me kryeministrin Pedro Sánchez: Udh...
Dy anije tregtare qëllohen me armë zjarri në Ngushticën e Ho...
Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari nga Prekazi që ishte zhduk...
Në Dyz përkujtohet masakra e civilëve shqiptarë, Haxhiu: Nde...
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...