Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pas dëmtimit të gypit në Shkabaj

12:06 | 18 Prill 2026
E.K

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët për reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë, si pasojë e një dëmtimi të shkaktuar në gypin kryesor furnizues të ITU Shkabaj.

Sipas njoftimit, problemi është shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në lokacionin Shkabaj.

Si pasojë e këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë nga ora 12:00 deri në 17:00 në këto zona: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Lagjja Kalabria.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale