Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejtësi për të rënët

11:47 | 18 Prill 2026
E.K

Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, homazhe në Velani kanë bërë edhe dy ministra të kabinetit qeveritar: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti.

Ministri Hoti theksoi rëndësinë e përkujtimit të sakrificës së dëshmorëve dhe ruajtjes së vlerave të luftës për liri.

“Ne përkujtojmë sakrificën e madhe që është bërë për të arritur këtu ku jemi sot – në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por, njëkohësisht, kemi obligim si institucione, si shoqëri dhe si individë që këto vlera t’i ruajmë, t’i dokumentojmë dhe të mos i harrojmë,” u shpreh ai.