
French President Emmanuel Macron attends a press conference at the end of the conference in support of Ukraine, with European leaders and government representatives, at the Elysee Palace in Paris, France, February 26, 2024. REUTERS/Gonzalo Fuentes/Pool
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz dolën para mikrofonëve së bashku në Paris. Paraqitja e përbashkët kishte për qëllim të dërgonte një sinjal të unitetit evropian. Megjithëse Irani sërish kërcënoi me bllokim të ri, Macron e përshëndeti fillimisht njoftimin e Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit për kohëzgjatjen e armëpushimit, por theksoi se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Duke iu drejtuar Iranit, por edhe Shteteve të Bashkuara, Macron kërkoi hapje të përhershme të ngushticës. Ky ishte mesazh i përbashkët i rreth pesëdhjetë shteteve dhe organizatave që ishin lidhur përmes videokonferencës në Paris, ai deklaroi: “Ne kërkojmë hapjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit nga të gjitha palët e përfshira. Ne kërkojmë rivendosjen e lëvizjes së lirë si para luftës dhe respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare detare.”
“Mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës”
Sipas të dhënave të Pallatit Élysée, rreth 50 përfaqësues të shteteve dhe organizatave morën pjesë në konsultime. Shumica e tyre vinin nga Evropa, por në bisedime morën pjesë edhe Kina, India dhe Australia. Nga ana tjetër, palët ndërluftuese – SHBA-ja, Izraeli dhe Irani – nuk ishin të pranishme.
Merz u shpreh i impresionuar nga vendosmëria e pjesëmarrësve në konferencë: “Të jem i sinqertë, më habiti disi se sa e madhe ishte pajtueshmëria në vlerësimin e situatës dhe sa të qarta dhe të njëjta ishin edhe përfundimet.”
Siç pritej, Macron dhe Starmer njoftuan synimin për të ngritur një mision shumëkombësh për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Operacioni do të nisë sapo rrethanat ta lejojnë, tha kryeministri britanik Starmer: “Ky do të jetë një mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës, për të garantuar lundrimin tregtar dhe për të mbështetur pastrimin e minave.” Më shumë se një duzinë shtetesh kanë premtuar mbështetje.
Merz ofron mbështetje gjermane
Merz në Paris la të kuptohet se edhe Gjermania do të jetë pjesë e misionit: “Nga këndvështrimi ynë, një pjesëmarrje e tillë mund të përfshijë pastrimin e minave dhe vëzhgimin detar.” Prandaj, Gjermania do të marrë pjesë në bisedimet e mëtejshme të planifikimit ushtarak.
Megjithatë, kancelari federal shpjegoi gjithashtu se kjo pjesëmarrje gjermane do të kushtëzohej me përfundimin e luftimeve në terren dhe ekzistencën e një mandati ndërkombëtar për misionin./DW/
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...