Duket se interesimi i amerikanëve për të votuar në zgjedhjet presidenciale është tepër i madh. Kjo shihet edhe nga një fotografi e publikuar nga një aktiviste, ku njerëzit shihen duke pritur në radhë në orën 5 e 45 minuta në mëngjes.
“5:45 në qendrën time të votimit” është mbishkrimi të cilin ia ka bashkëngjitur aktivistja Stacy Sullivan fotografisë që e publikoi në Twitter, ku në gjysmerrësirë shihen njerëz duke pritur në radhë e duke mbajtur distancë mes vete.
5:45 at my polling station. #CountEveryVote pic.twitter.com/HxQ6tWaM6i
— Stacy Elise Sullivan (@Ssullivan101) November 3, 2020
Se do të ketë interesim të madh për të votuar në këto zgjedhje e ka treguar edhe shifra rekorde e qytetarëve që kanë votuar para kohës – mbi 90 milionë.
Analistët presin që numri i votave në këto zgjedhje të jetë më i madhi në disa dekada. Disa madje kanë thënë se përqindja e qytetarëve në zgjedhje mund të jetë më e larta që nga viti 1908.
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...