Trump: Dy manjakë na kanë ngadalësuar një moment që ka qenë i jashtëzakonshëm
Presidenti amerikan, Donald Trump ka fajësuar dy sulme të tmerrshme kundër figurave publike dhe hebrenjve në një sinagogë, për ngadalësim të “momentit politik” të republikanëve.
Duke folur në një tubim politik në Misuri, Trump ka thënë se “dy manjakë” kanë “ngadalësuar një moment shumë të madh”.
Megjithatë presidenti ka përmendur se përkujdesja për njerëzit është më e rëndësishme.
Deklaratat e Trumpit, të cilësuara si mospërfillëse, kanë ardhur në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur që javën e ardhshme të mbajnë zgjedhjet për Kongres.
“Dy manjakë na kanë ngadalësuar një moment që ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse për shtatë ditë askush nuk ka folur për zgjedhjet”, ka thënë Trump.
Më pas ai ka shtuar: Ç’është më e rëndësishmja, neve na duhet të kujdesemi për njerëzit tanë dhe nuk i kushtojmë rëndësi momentit, kur na ndodhë një turp, i llojit me të cilin është përballur shteti ynë”.
Kritikët kanë qenë të shpejtë në dënimin e deklaratave të presidentit, duke thënë se ai më shumë po u kushton vëmendje zgjedhjeve sesa viktimave./arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit