Presidentët e Polonisë dhe Lituanisë kanë theksuar gatishmërinë e vendeve të tyre për të ofruar mbrojtje në zonën kufitare me enklavën ruse të Kaliningradit, e cila shtrihet mes dy fqinjëve të BE-së.
“Shumë njerëz sot do të pyesnin nëse rajoni, i quajtur “Hendeku Suwałki” nga NATO, është i sigurt”, tha presidenti i Polonisë, Andrzej Duda të enjten pas vizitës së Divizionit Shumëkombësh Veri-Lindje në Szypliszki, Poloni.
“Është e sigurt dhe kjo është për shkak të asaj që mund të vëzhgoni këtu sot: shërbimi i përditshëm, i qetë por absolutisht vigjilent i ushtarëve polakë, lituanezë dhe të NATO-s”, tha Duda.
“Me përforcimin e planifikuar të krahut lindor të NATO-s, numri i ushtarëve të vendosur në rajon do të rritet nga 40 000 në 300 000”, tha ai.
NATO e quan korridorin në territorin polak dhe lituanez midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit “Hendeku Suwałki”. Duke marrë këtë korridor, Rusia mund të shkëpusë shtetet baltike nga vendet e tjera të NATO-s. Korridori mban emrin e qytetit polak të Suwałki./atsh/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...