Konferenca e Peshkopëve të Francës ka bërë të ditur se do të themelohet një “komision i pavarur” për të hetuar abuzimin seksual ndaj të miturve në Kishën Katolike.
Pas një takimi katër-ditor në qytetin francez Lourdes, peshkopët francezë publikuan një deklaratë duke thënë se qëllimi i komisionit do të jetë “të hedhin dritë mbi abuzimin seksual të të miturve në Kishën Katolike që nga viti 1950”.
Përveç kësaj, komisioni do të kërkojë “të kuptojë arsyet që çuan në mënyrën se si u trajtuan këto çështje” dhe do të bëjnë rekomandime, transmeton AA.
Anëtarët dhe udhëheqja e komisionit do të emërohen në ditët e ardhshme, me një raport që do të publikohet brenda dy ditëve.
Një nga objektivat e komisionit do të jetë “mbledhja e tregimeve të viktimave për të kuptuar më mirë arsyet që çuan në këto veprime”, ndërsa konferenca e peshkopëve po ashtu ka sugjeruar se kompensim financiar mund t’u ofrohet viktimave.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...