Pakistani ka testuar me sukses sistemin e raketave me kapacitet bërthamor, vetëm pak kohë pasi armiku i kahershëm India refuzoi bisedimet paqësore me Islamabadin dhe bleu armë miliarda nga Rusia.
Sistemi raketor, që mund të gjuajë projektile bërthamore dhe konvencionale në një distancë prej 1,300km, është testuar nga Komanda e Forcave Strategjike, transmeton portali arbresh.info.
Testimi i raketës Ghauri u lavdëruar nga presidenti pakistanez Arif Alvi dhe kryeministri Imran Khan.
“Nisja konsolidon aftësinë bërthamore të Pakistanit, e cila synon paqen dhe stabilitetin nëpërmjet një regjimi të besueshëm parandalues”, thuhet në deklaratën e Marrëdhënieve Publike të Inter-Shërbimeve (ISPR).
Testi vjen javë pasi India bëri kthesë të papritur në vendimin e saj për t’u takuar me Pakistanin për të diskutuar mënyrat për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...