Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se më shumë se 6.6 milionë refugjatë ukrainas lajnë larguar në vendet fqinje, ndërsa 2.9 milionë janë shpërngulur në vendet tjera europiane.
Shifra nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, të premten dha një pamje se sa shumë prej tyre kanë qëndruar në vendin e parë ku kanë hyrë dhe sa kanë shkuar në vende të tjera ndërsa kriza e zhvendosjes e shkaktuar nga lufta përhapet në të gjithë vendin, transmeton portal arbresh.info
“Sipas të dhënave më të fundit që kemi në dispozicion… 2.9 milionë refugjatë kanë lëvizur përtej vendeve fqinje me Ukrainën,” tha zëdhënësja e UNHCR Shabia Mantoo në një konferencë në Gjenevë.
Një grafik i UNHCR-së tregonte se numri më i madh i refugjatëve ukrainas në vendet jo fqinje janë vendosur në Gjermani, Republikën Çeke dhe Itali.
Një total prej 6,659,220 ukrainas janë larguar nga vendi që nga sulmi, tregojnë shifrat e agjencisë. Prej tyre, më shumë se 3.5 milionë janë nisur drejt Polonisë.
Rreth 100 mijë refugjatë në ditë kanë arritur në kufi në Poloninë që nga fillimi i marsit, por gjatë muajit maj, numri ka rënë në 20 mijë.
Javët e para të luftës është parë një numër i madh vullnetaësh për të ndihmuar në kufi dhe një pjesë e madhe e njerëzve në Poloni dhe gjetkë, kanë hapur shtëpitë e tyre për refugjatët.
Zëdhënësja e UNHCR-së Olga Sarrado tha se do të nevojitet një mbështetje e fortë nga komuniteti më i gjerë ndërkombëtar për të ruajtur atë bujari dhe forcën e reagimit.
“Përderisa konflikti po vazhdon, nevoja për ndihmë po rritet”, tha ajo.
Më shumë se 1.1 milion njerëz janë regjistruar në autoritetet polake dhe kanë marrë një numër identiteti shtetëror, i cili u lejon atyre akses në shërbimet publike.
94 përqind e të të regjistruarve janë gra dhe fëmijë.
Poloni vazhdon të pranoj dhe të presë një numër të konsiderueshëm refugjatësh, duke pasur parasysh zhvendosjen e madhe brenda Ukrainës, shkatërrimin masiv dhe armiqësitë e vazhdueshme në Ukrainë./arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale