Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar për tarifa të reja ekonomike ndaj shteteve të tjera të botës, pak pasi Gjykata Supreme ia rrëzoi tarifat e mëhershme.
Duke folur para gazetarëve të premten, Trump e cilësoi vendimin si “thellësisht zhgënjyes” dhe ka thënë se ndihet i turpëruar nga “disa anëtarë të gjykatës”, të cilët sipas tij “nuk patën guximin të bëjnë atë që është e drejtë për vendin tonë”.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
Trump ka njoftuar se s’do të tërhiqet nga tarifat dhe do të vendosë tarifë 10 për qind në nivel botëror, në kuadër të ligjeve të tjera.
Ai akuzoi Gjykatën Supreme se është “e ndikuar nga interesa të huaja”, ndërsa theksoi se rasti kishte rëndësi të veçantë për të.
“Kjo ishte një çështje e rëndësishme për mua”, u shpreh ai.
Trump përmendi edhe fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2024, duke theksuar se kishte fituar “me miliona vota”, por sipas tij, disa gjyqtarë janë “arrogantë, injorantë dhe të zëshëm”, si dhe të frikësuar për të marrë vendime që ai i konsideron të drejta.
Megjithatë, presidenti amerikan deklaroi se ka metoda të tjera ligjore për të vendosur tarifa, përtej asaj që u hodh poshtë nga gjykata.
Ai mbrojti politikat e tij tregtare, duke pretenduar se tarifat e vendosura gjatë vitit të fundit kanë ndikuar në forcimin e ekonomisë amerikane. Sipas tij, indekset kryesore të bursës, përfshirë Dow Jones Industrial Average dhe S&P 500, kanë arritur nivele rekord së fundmi.
Në fund, Trump kritikoi edhe fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi, duke thënë se ata kishin pohuar se politika të tilla nuk mund të japin rezultate brenda katër vjetësh.
“Epo, ne e bëmë për një vit”, deklaroi ai.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...