Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar sërish Iranin, duke thënë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, nëse nuk arrihet marrëveshje dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet brenda afatit që ai ka vendosur.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, dhe nuk do të rikthehet më kurrë”, ka deklaruar Trump.
Trump ka thënë se kjo nuk është dëshira e tij, por megjithatë mund të ndodhë.
“Unë nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshimin e Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme, KUSH E DI?”, ka shkruar Trump.
Presidenti tha se bota do ta “mësojë sonte” në atë që e përshkroi si “një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës.”
Një kërcënim të ngjashëm, Trump e dha edhe mbrëmë ku tha se i gjithë Irani mund të shkatërrohet brenda një nate dhe se ajo natë mund të jetë sonte.
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...