Gjatë vizitës së parë si president në Çikago, Donald Trump e ka quajtur qytetin si një parajsë për kriminelët që është një turp për vendin.
Ai e kritikoi ashpër oficerin e lartë të policisë së qytetit, i cili tashmë kishte njoftuar se po shmangte ngjarjen për të cilën Trump kryesisht erdhi në qytet.
Kryetari i bashkisë së Çikagos gjithashtu qëndroi larg presidentit, transmeton portali arbresh.info.

Mbikëqyrësi i policisë së Çikagos, Eddie Johnson nuk mori pjesë në fjalimin e Trumpit gjatë konventës kombëtare të oficerëve të policisë që po mbahej në qytet, si protestë për politikat e imigracionit të presidentit si dhe retorikës ndarëse të tij.
Trump ka kritikuar shpesh Çikagon për problemet e krimit dhe statusin e tij si një qytet i shenjtë, një nga qytetet në të gjithë vendin që refuzojnë të punojnë me autoritetet federale për të mbledhur njerëz që jetojnë në SHBA në mënyrë të paligjshme.
Trump ka kohë që e ka cilësuar Çikagon si poster të dhunës urbane dhe politikës demokratike jofunksionale./arbresh.info/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...