Ekipet emergjente në Bosnjë po vazhdojnë të kërkojnë për personat që u zhdukën gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjeve të djeshme të dheut, përderisa në vend kanë filluar të arrijnë ndihmat nga vendet e huaja.
Ekipet emergjente në Bosnjë dhe Hercegovinë, shumë prej të cilave janë aktive që më shumë se 36 orë, së bashku me mijëra vullnetarë, po vazhdojnë të kërkojnë për personat që u zhdukën gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjeve të djeshme të dheut të cilat kanë shkaktuar më shumë se 20 viktima dhe miliarda Euro në dëme.
Sipas mediumeve të Bosnjës, puna e shpëtimtarëve tani është përqendruar në kërkimin për më shumë se 40 persona të raportuar si të zhdukur- pjesa më e madhe në komunat e Jablanicës dhe Konjiq-it të cilat janë edhe komunat më të goditura nga vala e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut të nxitura nga të reshurat e fuqishme të shiut.
Zyrtarët kanë thënë se lumenjtë që vërshuan kanë filluar të tërhiqen dhe se më asnjë fhsat nuk është i izoluar nga pjesa tjetër e vendit por edhe shtuan se kjo nuk do të thotë se rreziku ka kaluar pasi që me tërheqjen e ujërave është rritur edhe rrëziku nga rrëshqitjet e reja të dheut.
Këshilli i ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës ka bërë të ditur edhe se në vend kanë filluar të arrijnë ndihmat e para të dërguara nga shtetet mike dhe se autoritetet tani duhet të vendosin se ku do të dërgohen ato./rtk
‘W’ në alfabetin shqiptar? Diana e bindur që kjo shkronjë ës...
BE e Seuli e dënojnë përfshirjen e Koresë së Veriut në luftë...
Kur do ta dimë se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA?
Konjufca takon Bettel, rikonfirmohet mbështetja e Luksemburg...
Nesër katërvjetori i Thaçit në Hagë, Tahiri: Për të dhe shok...
Ministri serb i Ndërtimit jep dorëheqje, por thotë se s’ndih...