Rusia vazhdon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Iranin dhe Korenë e Veriut në këmbim të dërgimit të “ndihmave vdekjeprurëse” për ushtrinë ruse për përdorim në Ukrainë, tha Instituti për Studimin e Luftës (ISW).
Qendra e studimit amerikan, tha se Teherani do të nisë satelitët e tij Hod Hod dhe Kosar në orbitën e ulët të Tokës nga një stacion rus të paspecifikuar në tetor. Analistët e ISË shtojnë se sipas Bankës së Koresë së Jugut, produkti i brendshëm bruto i Koresë së Veriut u rrit me 3.1% në 2023 krahasuar me 2022, pas tkurrjeve vjetore që nga viti 2019.
Banka e Koresë vlerësoi gjithashtu se industritë e rënda dhe kimike të Koresë së Veriut, veçanërisht Prodhimi i hekurit, çelikut, bakrit, nikelit dhe aluminit shënoi rritjen më të lartë në vitin 2023 (+8.1%).
Koreja e Veriut dërgoi 4.8 milionë predha artilerie në Rusi dhe Irani furnizoi me drone Shahed-136/131 dhe komponentë në Moskë./abcnews.al
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...