Moska ka akuzuar shërbimet sekrete britanike për helmimin e ish spiunit Sergei Skripal, në mënyrë që të diskreditonte Rusinë.
“Shërbimet sekrete britanike kanë gjasa të përfitojnë më së shumti nga provokimi i helmimit të shtetasve rusë në Salisbury, dhe siç duket kanë organizuar atë që të diskreditojnë Rusinë dhe lidershipin politik”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtë Maria Zakharova, transmeton portali arbresh.info.
“Ky hap është në përputhje me politikën e përgjithshme rusofobike të qeverisë konservatore që synon të demonizojë vendin tonë,” shtoi Zakharova.
Ajo tha se refuzimi i autoriteteve britanike për të bashkëvepruar me Rusinë në hetimin e incidentit të Salisbury, për t’i dhënë Rusisë aksesin ndaj viktimave, si dhe hezitimi i saj për të zbuluar në Rusi dokumentet e nevojshme për një hetim objektiv, paraqet “dëshmi” të qëllimeve të Londrës.
Skripal, një ish spiun rus dhe vajza e tij u helmuan më 4 mars në qytetin jugor të Salisbury. Britania akuzoi Rusinë se ishte “shumë e mundshme” se kishte përdorur një substancë nervore ushtarake për helmimin, duke cituar një hetim të kryer nga ekspertët britanikë./Arbresh.info/
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi