Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka ofruar dorëheqjen e tij të dielën, kanë njoftuar zyrtarë të partisë, pas përshkallëzimit të debatit për migrimin, çështje e cila rrezikon qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton Reuters.
Seehofer ka thënë se ai është i gatshëm për të liruar pozitën e ministrit dhe të drejtuesit të Partisë Social-Demokrate, gjatë një takimi në të cilin është diskutuar për atë nëse duhet pranuar propozimin e Merkelit, të përcjellë nga takimi i Brukselit javën e kaluar.
Ky hap e bën qeverinë e kancelares Merkel edhe më të pasigurt.
Merkel është detyruar të kthehet nga fqinjët evropianë për të kërkuar zgjidhje për krizën e migrantëve që tentojnë të hyjnë në Gjermani.
Kriza politike në këtë shtet është shenjë e një ndarje të madhe në mes të Bashkimit Evropian, pasi disa mbështesin idenë e kufijëve të hapur derisa pala tjetër dëshiron të kufizojë numrin e migrantëve që hyjnë në vendet e bllokut.
Seehofer, i cili i ka kërkuar kancelares Merkel të ashpërsojë politikën e saj për refugjatët, u ka thënë kolegëve të tij më herët se nuk sheh mundësi tjetër përveç kthimit të disa migrantëve në kufi, ka thënë një burim i partisë së tij.
Merkel në anën tjetër ka kundërshtuar këtë ide.
Javën e kaluar, liderët e BE-së janë pajtuar për të pranuar refugjatë në baza vullnetare dhe për të krijuar “qendra të kontrollit” brenda bllokut, në mënyrë që të analizohen kërkesat për azil.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...