Kina do të prezentojë ideologjinë politike të Presidentit kinez në kurrikulën e saj kombëtare.
sipas Ministers së Arsimit, “mendimi i Xi Jinping” do të ndihmojë “adoleshentët që të krijojnë besime marksiste”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ideologjia do të integrohet nga shkolla fillore deri në universitet.
Kjo është përpjekja e fundit e zotit Xi për të konsoliduar rolin e Partisë Komuniste Kineze në pushtet në fusha të ndryshme të shoqërisë.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se qëllimi i tërë kësaj që “të kultivojë ndërtuesit dhe pasardhësit e socializmit me një bazë të gjithanshme morale, intelektuale, fizike dhe estetike”.
Udhëzimet përfshijnë edukimin e punës “për të kultivuar shpirtin e tyre punëtor” dhe edukimin mbi sigurinë kombëtare.
Në vitin 2018, organi më i lartë i Kinës përfshiu “Mendimin Xi Jinping” edhe në kushtetutë./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...