Në një komunikatë me shkrim nga Pallati Elysee rikujtohet se vendimi për armëpushim është marrë për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore, ku njerëzit po vdesin nga sulmet e kryera nga regjimi.
“Ky ishte hapi i parë i pashmangshëm. Në orët dhe ditët në vijim do të jemi tejet të kujdesshëm për zbatimin konkret të këtij vendimi. Armëpushimi duhet të respektohet dhe autokolonat e ndihmave humanitare duhet të arrijnë pa u vonuar në vendbanimet ku dhuna dhe uria po përjetohet më shumti. Evakuimet emergjente mjekësore duhet të bëhen pa u penguar”, thuhet në njoftim.
Në deklaratë theksohet se të gjithë shtetet përkatëse, duke filluar nga garantuesit e procesit të Astanas si Rusia, Turqia e Irani në ditët në vijim duhet të angazhohen për zbatimin e plotë të këtij vendimi.
Në këtë aspekt ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian të martën do të qëndrojë për vizitë në Rusi./AA/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri