Presidenti francez Emmanuel Macron foli me telefon me Presidentin e SHBA Donald Trump përpara një takimi jozyrtar të liderëve evropianë në Paris për Ukrainën.
Konkretisht, presidenti francez ka folur me homologun e tij amerikan për paqen në Ukrainë, përpara takimit evropian që do të fillojë së shpejti.
Sot, të martën dhe nesër do zhvillohen dy takime diplomatike të nivelit të lartë, në një distancë prej gati 5 mijë kilometrash. Njëri në Paris, me pjesëmarrjen e liderëve evropianë, të ftuar nga Emmanuel Macron, dhe tjetri në Riad me zyrtarë amerikanë dhe rusë.
Kush do të marrë pjesë në takimin e Parisit?
Në takimin e organizuar me iniciativën e Emmanuel Macron do të marrin pjesë Olaf Scholz, Keir Starmer dhe Giorgia Meloni. Priten gjithashtu Donald Tusk dhe Pedro Sanchez, Dick Schoof dhe Mette Frederiksen.
Në diskutime pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte./abcnews.al
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...