Lideri i Al Kaedës, Ajman al Zavahiri iu bëri thirrje ndjekësve të tij dhe të gjithë ekstremistëve në Siri të bashkohen dhe të përgatiten për “xhihad të vazhduar”.
Ai përmes një audio-incizimi, të cilin sot e publikoi dega mediale e Al Kaedës, As Sahab, porositi të ndryshojë taktika dhe të ndërpritet lufta guerile.
“Unioni ndërkombëtar satanik asnjëherë nuk do mund ta pranojë qeverisjen e islamit në Siri”, tha ai.
Al Zavahiri sqaroi se kjo luftë nuk është vetëm siriane, por fushata e të gjithë myslimanëve me qëllim të vendosjes së pushtetit të zotit.
Koalicioni, i kryesuar nga SHBA-ja, gjatë muajve të kaluar i përforcoi sulmet ajrore ndaj degës siriane të Al Kaedës, Frontit Fatah al Sham, duke vrarë disa nga liderët e tij kryesorë./Arbresh.info/
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...