Kryeministri në largim i Francës, Sebastien Lecornu ka deklaruar se presidenti Emmanuel Macron mund të emërojë një kryeministër të ri në 48 orët e ardhshme.
“Unë besoj se situata i lejon Presidentit të emërojë një kryeministër brenda dyzet e tetë orëve të ardhshme“, tha Sebastian Lecorni.
Duke folur në televizionin francez, ai gjithashtu tha se nuk ka shumicë në parlament për zgjedhje të reja. Pas konsultimeve, kryeministri francez i dorëhequr beson se “ka një shumicë absolute në Kuvendin Kombëtar që refuzon të shpërndajë Parlamentin”.
Megjithatë, ai pranoi se ka dallime të perceptimit mes palëve, lidhur me buxhetin e shtetit të vitit 2026, i cili, megjithatë, siç beson ai, mund të kapërcehet.
Ai tha gjithashtu se reforma e diskutueshme e pensioneve të presidentit Emmanuel Macron ishte një nga pengesat më të mëdha në negociatat për formimin e një qeverie të re.
“Unë nuk jam këtu për të bërë njoftime, pasi kam dhënë dorëheqjen, por kjo çështje është me të vërtetë një pengesë e vërtetë. Duhet gjetur një mënyrë për të filluar debatin për pezullimin e reformës së pensioneve“, tha Sebastian Lecorny për reformat.
Lecornu dha dorëheqjen të hënën, por presidenti Macron i kërkoi të qëndronte për 48 orë në një përpjekje të fundit për të formuar një qeveri të re.
Lecornu u bë kryeministri i tretë francez që largohet në më pak se një vit, pasi dështoi të mblidhte shumicën për të ulur deficitin e Francës dhe për të trajtuar borxhin publik.
Vetë Macron është nën presion nga liderët e majtë dhe të djathtë për të dhënë dorëheqjen.
/rtsh.al/
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...